• 31/03/2023

Arrestohet i riu shqiptar, shtohet misteri i vrasjes së 34-vjeçarit

 Arrestohet i riu shqiptar, shtohet misteri i vrasjes së 34-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e një 34-vjeçari rumun më 25 Gusht të këtij viti në Itali. Misterin e ngjarjes e ka shtuar arrestimi i një 20-vjeçari shqiptar. Ai është kapur me rreth 1 kilogram kokainë, me vlerë 100 mijë Euro, duke shtuar dyshimet se vdekja e rumunit ka ndodhur për prishje pazaresh.

34-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në kokë në derën e një restoranti në Fazenda. Autoritetet menduan fillimisht për një aksident me makinë, por hetimet në vijim treguan që kishin të bënin me një vrasje ose tentativë vrasjeje.

Dyshimet e policëve çuan në operacionin që arrestuan shqiptarin. Ai u gjet në një kompleks teksa po shpërndante drogë. I riu shqiptar u përpoq të largohej, por u kap nga policët.

Një nga hipotezat që po ndiqet është që rumuni të jetë vrarë pas një sherri ku në thelb kanë qenë çështjet e parave të drogës. Megjithatë, shqiptari duket se ka pasur një rol kyç në ngjarjen e rëndë dhe pritet të hedhë dritë mbi misterin e vrasjes.

Të ngjashme