15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Arrestohet drejtori i IKMT në Dibër/ Shtëpinë e kishte të mbushur me euro, dollarë dhe lekë

Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Dibër është arrestuar. Prangosja e tij ka ardhure pas finalizimit të opracionit “Bankomati” nën drejtimin e SPAK.

Lutfi  Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet. Gjithashtu është arrestuar edhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë  “H4 CHROM’, që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M,  në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Gjatë kontrollit të banesës së drejtorit të IKMT, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankomati”.

Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor “Bankomati”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.

E. E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com