15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Arrestohen dy zyrtarë të burgut të Peqinit

Dy zyrtarë të burgjeve kanë rënë në pranga. Mësohet se të arrestuarit janë  Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.

Prangosja e dy zyrtarëve është bërë nga Shërbimi i Brendshëm dhe Kontrollit të Burgjeve, pasi ata akuzohen se kanë falsifikuar kartelat e ditëve të punësimit për të dënuarit, të cilat në fund fitonin ulje të dënimit.

Burime për Klan News bëjnë me dije se hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com