5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Arrestimi i Kokës / Flet Edi Rama: Ja paralajmërimi që iu kam bërë ministrave

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për përfshirjen e tij në korrupsion lidhur me inceneratorin e Elbasanit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama thotë se kjo çështje është individuale dhe jo partiake.

Arjan Çani: Vazhdon të jesh i qetë, në çdo vend tjetër, pas kësj që do kishte ndodhur, do ishte rrëzuar qeveria.

Edi Rama: Je shumë gabim. Në asnjë vend nuk do ndodhte ajo që thua ti, në vendet normale, dhe sjelljet normale të çdo demokracie, përcaktojnë se përgjegjësia është individuale. Sa herë q ëulemi në mbledhjen e qeverisë, kur formohet qeveria, kam një shprehje, vendet që jeni ulur, jua kam dhënë, tani duhet ta mbani.

E mban me punë dhe rezultate, e kam thënë dhe publikisht, në momentin kur drejtësia i kërkon hesap dikujt ndër ne, ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë. E dyta, çështjet me drejtësinë janë individuale, jo çështje kolektive dhe partiake. Përsa kohë vazhdon ballafaqimi me drejtësinë, nuk ka punë me partinë.

Rama shprehet se ka paralajmëruar kabinetin e tij qeveritar, se nëse një person përfshihet në ndonjë akt korruptiv, ai duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Edi Rama: Ama, ja u kam bërë të qartë që djema dhe vajza, punët e skuadrës janë të secilit prej jush. Kush merr një drejtim tjetër dhe shkel një dërrasë të kalbur, të merret vetë me këtë drrasë. Ajo që vlen nga ana tjetër, është që sjellja e gabuar, korruptive apo kriminale ose sjellja e cila provohet se është në rregull, nuk ka lidhje me faktin që projekti për ndërtimin e këtyre impianteve ka shpëtuar Elbasanin, Tiranën dhe po shpëton Fierin.

Arjan Çani: Në Tiranë nuk ka filluar fare puna, hidhen plehrat dhe mbulohen me dhe.

Edi Rama: Dje digjeshin plehrat në Sharrë ndërsa sot përpunohen. Ai që ka bërë zullumin individual të përballet vetë. Aty ka çmime, janë të krahasueshme.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com