Arrestimi i Elsa Lilës bëri bujë, gazetari i njohur: Artiste brilante, vetëm kafshëria…

 Arrestimi i Elsa Lilës bëri bujë, gazetari i njohur: Artiste brilante, vetëm kafshëria…

Arrestimi i këngëtares shqiptare, Elsa Lila, ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe atyre italiane ditën e djeshme.

Artistja e njohur u arrestua në Itali si një nga 13 personat e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përfshirë në shitjen e drogës.

Në rrjet kanë shpërthyer komente të shumta për arrestimin e Lilës, ku ka shumë që e kritikojnë ashpër. Por gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogaritë e tij personale në rrjetet sociale, e ka konsideruar Elsën si një njeri fantastik dhe artiste brilante.

“1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetete njeri fantastik, artiste brilante.Vetem kafshëria mediatike shqipetare te denojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar analisti krah fotos në Facebook të Elsa Lilës me vajzën e saj.

Kujtojmë se mediat italiane si “La Repubblica” apo “Il Messaggero”, raportuan dje se këngëtarja shqiptare ishte një nga 9 të arrestuarit nga ekipet antimafia në Romë, ndërkohë që ishin 13 urdhër arreste.

Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës. Mes 13 të dyshuarve ishte edhe boksieri Petrit Bardhi.

Të ngjashme