27/01/2023

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se nuk mban përgjegjësi për ministrat e deputetë të PS, që janë arrestuar nën akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjatë fjalës në kongresin e PS, kreu i qeverisë theksoi se faji është i atij që shkel besimin dhe jo i atij që e jep, duke shtuar se “një parti nuk mban përgjegjësi kur dikush humbet PIN-in”.

“Më thonë: A je përgjegjëses pse zgjodhe këtë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jetë fajin e ka ai që të jep besim dhe jo ai që e shkel. Përgjegjësia është individuale, një parti s’mban përgjegjësi kur dikush humbet pinin. Ata mbajnë përgjegjësi si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit, në rolin që luajnë në ruajtjen e rendit. Ku e mban PS këtë përgjegjësi, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë ku kryeministri merrte peng Prokurorinë dhe me urdhër të tij policia nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me urdhër gjykata nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve”, u shpreh Rama.