26/01/2023

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani, teksa diskutonte incidentin në ndarjen e çmimeve Oscars 2022 mes Will Smith dhe Chris Rock, tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur ku është dashur ndërhyrja e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha.

“Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj.”- tha Armina.

E pyetur në ‘Goca dhe Gra’, ajo tregoi se kishte qenë me partnerin e saj kur dikush i bëri një koment jo të këndshëm dhe nuk e priti reagimin e Shkëlzenit që gjithsesi ishte vetëm me fjalë, por që dhe ky reagim ishte jashtë natyrës së tij.

“Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua që s’ishte i këndshëm dhe më habiti sepse ai e ruan shumë pjesën e sjelljes është shumë me edukatë gjithmonë. Kur reagoi, reagoi me fjalë. Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”,- shtoi Armina.