Një debat i ashpër ka nisur mes Mikelës dhe opinionistit Arjan Konomi në Për’puthen teksa komentohej takimi i Rrushes me Erionin. Për këtë të fundit është deklaruar Mikela dhe Arjani e ka akuzuar se është false sepse duhet t’i kërkojë llogari atij për çdo gjë, jo të debatojë me Rrushen.
Kur Mikela tha se ka vendosur një datë se deri kur do e presë, Arjani i tha: “Pse ja fut kot. Kush i ha ato mashtrime?”
Mikela: Pse ty do të të jap llogari? Ti je opinionist, nuk je produksion. E kam thënë në produksion që deri në këtë ditë do e pres. Nëse nuk e pres, do iki.
Arjani: Ti ke një mungesë zgjuarsie të kuptosh ku është problemi.
Mikela: Shyqyr je ti i zgjuari i dheut, shyqyr të kemi ty që bëhet ky emision.
Arjani: Shko ankohu në drejtori. Gënjen, je falso. Nëse e do, kërkoji llogari atij, jo Rrushes.