• 31/03/2023

“Aplikacioni për biseda të fshehta ka zbuluar emra të ministrave me bandat shqiptare”

 “Aplikacioni për biseda të fshehta ka zbuluar emra të ministrave me bandat shqiptare”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar detaje nga një operacion policor i kryer së fundmi në disa shtete evropiane ku u arrestuan shumë shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Nga oborri i Parlamentit, Berisha deklaroi se agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit kanë zbuluar komunikime të fshehta të zyrtarëve shqiptarë me bandat kriminale.

Dhe sipas ish-Kryeministrit, në këto biseda kanë dalë dhe emra ministrash.

“Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish e shumë të tjerë dhe e mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtet. U bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur. Janë emra ministrash të të gjitha niveleve. Nuk i kam emrat”, deklaroi Sali Berisha.

Të ngjashme