Analiza e re mbi mumien Oetzi të gjetur në 1991: Turk me lëkurë të errët dhe i predispozuar për obezitet

 Analiza e re mbi mumien Oetzi të gjetur në 1991: Turk me lëkurë të errët dhe i predispozuar për obezitet

Një vështrim i ri në ADN-në e mumjes Oetzi , “Iceman”, gjurmon origjinën e saj në Turqinë e sotme dhe zbulon karakteristika të reja të gjahtarit të lashtë të gjetur në 1991 në Alpet Ötztal dhe të ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Bolzanos. Ai kishte lëkurë të errët, flokë të rënë dhe ishte i predispozuar për obezitet. Këtë tregon analiza e re të ADN-së, e bërë dhjetë vjet pas krijimit të hartës së gjenomit të tij, me teknika moderne.

U përdor ADN-ja e nxjerrë nga ijet e mumjes. Dhe në bazë të gjenomit të ri, del se pamja e Oetzi-t, i cili vdiq rreth moshës 45-vjeçare, ishte shumë e ngjashme me atë të mumjes së sotme: “Ai është i errët dhe nuk ka shumë flokë “, tha autori i studimi Albert Zink, kreu i Institutit për Mummy Studies në Eurac Research në Itali.

Studiuesit kishin supozuar më parë se “Iceman” ishte me lëkurë më të lehtë dhe më flokë, por se mumifikimi në akullnajë ndihmoi në ndryshimin e pamjes së tij me kalimin e kohës.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Gjenomi i tij tregoi gjithashtu një predispozitë të shtuar ndaj obezitetit dhe diabetit, raportuan studiuesit. “Dhe paraardhësit e tij sugjerojnë se ai jetonte mes një popullsie të izoluar në Alpe”, shtoi Zink.

Shumica e evropianëve sot zotërojnë një përzierje gjenesh që i përkasin tre grupeve: fermerë nga Anatolia, gjuetarë-mbledhës nga perëndimi dhe blegtorë nga lindja. Por 92% e paraardhësve të Oetzi-t vinin vetëm nga fshatarët anadollakë, pa u ndërthurur shumë me grupet e tjera.

Për më tepër, lëkura e tij ishte më e errët se ajo e tipit mesdhetar-evropian të hipotezuar deri tani dhe duket se ai i përkiste një popullsie relativisht të izoluar alpine, me pak kontakte me grupe të tjera evropiane.

Studiuesit nga Instituti gjerman Max Planck për Antropologjinë Evolucionare dhe qendra kërkimore Eurac në Bolzano gërmuan në ADN-në e Oetzi-t dhe rezultatet e punës së tyre janë botuar në revistën Cell Genomics.

Të ngjashme