Analisti: Dritëroit do t’i rrotullohen eshtrat në varr që 1 i dënuar “non grata” kandidon për Devollin

Analisti Endri Kajsiu ka komentuar zhvillimet politike në vend ku ndër të tjera i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë për të filtruar kandidatët me të shkuar kriminale.
Si shembull për këtë ai solli kandidatin e Berishës e Metës për Bashkinë Devoll.
“Dritëroit të madh që luftoi gjithë jetën të nxirrte në pah vlerat e mëdha të Devollit, do t’i rrotullohen eshtrat në varr kur shikon sesi një i dënuar me tre emra kërkon të drejtojë këtë krahinë. Nuk mund të merren njerëzit e qelisë, t’i vishet një kostum dhe t’i jepen çelësat bashkisë. Qytetarët e Devollit janë inteligjentë, të ndershëm dhe do dinë t’i japin përgjigjen e merituar çdo sharlatani “non grata” që do të vijë të marrë zvarrë krahinën. Drejtësia të mbajë sytë hapur e të vendoset në lëvizje”, shprehet Kajsiu.
Hajdërlli rezulton se ka qenë i dënuar nga drejtësia greke.