Në studion e “Zonë e Lirë” në Tv Klan Kryeministri i vendit Edi Rama ka pranuar propozimin e Arjan Çanit dhe ka zgjedhur që ta zhvillojë bisedën në studio në një mënyrë krejtësisht tjetër. Rama ka hequr xhaketën e tij dhe ka vendosur që të jetë Edi analist dhe jo Rama Kryeministër.
Arjan Çani: Kam unë një propozim, a pranon që të bësh analistin të lutem sepse më duhet?
Edi Rama: Po, tani është një argëtim fundjave…
Arjan Çani: Pse jo?
Edi Rama: Dakord! Thuajini pak atyre çunave të m’i sjellin se kam dy xhaketa nga këto të terrenit. Edhe Kryeministër, edhe analist nuk shkon…
Arjan Çani: Jo të dyja bashkë, por po të pyes a mund të bësh Edin analist, jo Ramën kryeministër?
Edi Rama: Po e tentoj.