17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Ambasadorja Kim në SPAK, takohet me drejtuesit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të hënë. Nga Klan News mësohet se Kim është takuar me drejtuesit e SPAK.

Ambasadorja Kim është takuar para disa ditësh me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në atë takim ajo i ka kujtuar Krajës pritshmëritë që SHBA ka që SPAK të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“U takova me kreun e SPAK, Arben Kraja, për të nënvizuar pritshmëritë e SHBA-së që SPAK-u do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pavarësisht sa i fortë dhe i pasur është, pavarësisht secilës parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë sukses çdo ditë”, shprehej atë ditë Kim.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com