Altin Lala: Më pëlqejnë zgjedhjet e Sylvinhos, kam besim se shkojmë në Euro 2024

 Altin Lala: Më pëlqejnë zgjedhjet e Sylvinhos, kam besim se shkojmë në Euro 2024

Ish-lojtari i Shqipërisë, Altin Lala ka dhënë një intervistë për Supersport para takimit kualifikues të Euro 2024 ndaj Polonisë në “Air Albania”.

“Skuadra nëse luan si pjesën e parë ndaj çekisë ku ishte kompakte dhe në sinkron, atëherë mund të fitojë dyluftimet dhe t’i rrezikojë. Është ndeshja më e rëndësishme dhe të dyja skuadrat do të jenë të rrezikshme. Trajneri ka punuar mirë dhe ka disiplinë në fushë, lojtarët i përgjigjen. Polonia është skuadër e madhe me cilësi, por duhet të jemi më të guximshëm dhe me përqëndrimin e duhur mund të bëjmë mirë”.

Çfarë do të bëje ndryshe nga Sylvinho? “Nuk ka shumë gjëra që do të ndryshoja, edhe unë do ta aktivizoja Uzunin nga minuta e parë, besoj do t’i bëjë punë skuadrës sonë”.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Kush është “Lala” i skuadrës aktuale? “Ramadani më përngjan më shumë. Kjo kombëtare si grup mund të jetë më e mira, janë 22 lojtarë që kanë shumë cilësi, Broja dhe Asllani bëjnë diferencën. Trajneri ka mundësi të bëjë shumë zgjedhje. Do të shkojmë në Europian”, tha Lala.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme