27/01/2023

Ish deputeti i PS Alqi Bllako i cili akuzohet për aferën e inceneratorëve ndodhet në arrati.

Burime zyrtare nga policia pohojnë për CNA.al se Bllako nuk është dorëzuar në komisariat, si dhe gjatë kontrollit në banesë nuk është gjendur aty.

Avokati i tij Sokol Hazizaj u shpreh se nuk është njoftuar për arrestimin dhe se ai ka një prokurë për përfaqësimin e Bllakos. Telefoni i Bllakos prej ditësh del i fikur.

Alqi Bllako është arratisur. Ai ka shfrytëzuar kohën që i duhej deri në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe pasi ka bërë gati dorëheqjen, gjithë kohën e ka shfrytëzuar për tu fshehur.

Policia nuk e ka gjetur në banesë dhe ai nuk është dorëzuar në polici.