8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Alibeaj pro dëbimit të Berishës: Të mos sillemi sikur jemi në funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu, e cila u zhvillua me tensione të shumta, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjahstuar ish-liderin historik Sali Berishën.

Shtatë deputetë kundërshtuan vendimin e Bashës. Ndërsa pro kryedemokratit është shprehur Enkelejd Alibeaj.

“Të mos sillemi sikur jemi neë funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!” tha Alibeaj.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku. “Duhej të kërkonim dokumenta nga SHBA,” është shprehur ky i fundit. Gabove i ka thënë Leskaj Bashës, ndërsa Tritan Shehu i tha kryedemokratit se me këtë vendim vrau PD-në. Mësohet gjithashtu se deputetët kundër kanë renditur arritjen e Berishës gjatë mbledhjes.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com