8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Aleatët e Bashës nisin takimet për krijimin e grupit parlamentar

Tre ditë para nisjes së legjislacionit të ri të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu.

Burime për Klan News konfirmojnë se kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule do të takohen ditën e nesërme për të vendosur mbi planin e tyre për krijuar grupin e tyre parlamentar.

Pika 5 dhe 6 e nenit 16 të rregullores së Kuvendit lejon që një grup parlamentar të krijohet me të paktën 7 deputet. Referuar mandateve që aleatët e PD kanë marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ata mund të krijojnë një grup parlamentar edhe pse disa nga deputet janë vendosur në listën e përbashkët për shkak të koalicionit parazgjedhor.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PD-së dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte z. Mediu dhe dy në Lezhë; Elda Hoti që mori mandatin e Mark Markut dhe Lindita Metalija. Ndërkohë, edhe PDIU mori tri mandate, dy në Tiranë dhe një në Qarkun e Fierit.

Për planin e tyre bashkëpunëtorët e Bashës nuk kanë pasur kontakte me kreun e PD, jo vetëm për krijimin e këtij grupi parlamentar, por dhe për qëndrimet që opozita do të mbajë në Kuvend.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com