• 10/06/2023

Albina Kelmendi dhe Familja ngrenë peshë publikun në finalen e Eurovision 2023

 Albina Kelmendi dhe Familja ngrenë peshë publikun në finalen e Eurovision 2023

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka përfunduar së kënduar me një përformancë të mrekullueshme në mes emocionesh dhe mbështetje nga të pranishmit në finalen e madhe të Eurovision 2023. Ajo këndoi e 10 më radhë në finalen e organizuar në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku edhe po mbahet Eurovisioni, në emër të fituesve të vitit 2022.

E derisa juria ka votuar dje, sot i mbetet që Albinën ta mbështesim si votues, pasi rezultati shko në 50 me 50. Kënga “Duje” është pritur mjaft mirë nga publiku ndërkombëtar dhe ka pasur mjaft mbështetje nga audienca në rrjetet sociale. Përndryshe, është bërë një hapje fantastike e Eurovision 2023 ashtu siç i ka hije festivalit më të madh të këngës evropiane.

26 këngët në garë parakaluan me flamurin e shteteve të tyre. Në skenë për të prezantuar finalen e madhe para një audience globale janë legjenda e Eurovisionit Graham Norton, kantautorja dhe prezantuesja televizive, Alesha Dixon, aktorja fituese e çmimit Emmy, Hannah Waddingham dhe kantautorja dhe këngëtarja ukrainase e “The HARDKISS”, Julia Sanina.

Në finalet e madhe janë në garë 26 këngë, mes të cilave kënga “Duje” e Albina dhe familjes Kelmendi. Mbështetja për përfaqësuesen shqiptare është shumë e rëndësishme në këtë natë finale, ndaj të gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë mund të votojnë me kodin Vote 10.

Të ngjashme