Aktori i njohur Albano Bogdo ishte arrestuar një ditë më parë pasi u kap në rrugët e Tiranës duke drejtuar mjetin pa patentë. Ai u kap dje në orën 1.30 të natës, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet pa patentë.
Kjo ka bërë që ai të vihet në pranga, por sot me kërkesë të prokurorisë është lënë i lirë, ku gjykata e Tiranës ka vendosur “detyrim paraqitje”.
Aktori Albano Bogdo nuk është i pajisur me leje drejtimi. Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me drejtësinë. Në ditën kur Erdogan erdhi në Shqipëri, Bogdo u përplas me efektivët duke u kërkuar që të lironin rrugën e cila ishte e bllokuar.