01/02/2023

Qytetarët janë mbledhur edhe sot përpara kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Kjo është dita e pestë e protestave që nisi që pas ngritjes ekstreme të çmimit të karburantit.

Me radhë sot qytetarët morën mikrofonin për të akuzuar qeverinë për çmimet.

Fjalën e mori edhe Alban Rexha, i cili për ironi të kryesministrit, i cili është shprehur se në protestë vijnë ata që me iPhon-a dhe që duan të mbushin X5-at, thyu orën e tij Rolex.

“Ja se dua të bëj diçka, të thyej orën time rolex para të gjithëve, se do bëjmë dhe ne pak p***ë, se këta kanë vila e gjëra,” tha ai duke goditur me këmbë orën e tij.