20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Alarm për bombë pranë Kongresit Amerikan

Policia në SHBA ka nisur hetimet pas alarmit për një bombë pranë ndërtesës së Kongresit në Uashington DC. Sipas BBC, alarmi për bombë ka ardhur pasi një mjet është parkuar në mënyrë të dyshimte në pranë Bibliotekës së Kongresit, përballë ndërtesës së Kapitolit dhe Gjykatës Supreme.

Kongresi është në pushim, por disa punonjës po punojnë në këtë godinë dhe të gjithë punonjësit mësohet se janë evakuuar.  Mësohet se një burrë parkoi automjetin në një trotuar dhe i tha një oficeri që iu afrua se ai kishte një bombë.

Shefi i policisë së Kapitoli,  J Thomas Manger, në një konferencë shtypi tha se personi që parkoi makinën mbante diçka në dorë.  “Negociatorët e mi janë duke punuar shumë për të gjetur një zgjidhje paqësore të këtij incidenti”, shtoi ai.

Ndërkohë po vijojnë hetimet dhe negociatat me shoferin e makinës që gjithçka të shkojë pa pasoja.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com