• 10/06/2023

Aksidentohet autobusi me nxënës në rrugën Librazhd-Elbasan

 Aksidentohet autobusi me nxënës në rrugën Librazhd-Elbasan

Një autobus me nxënës është aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin Librazhd-Elbasan, pranë kthesave të Murrashit.

Mësohet se autobusi po kthehej nga qyteti i Ohrit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, 3 nga nxënësit janë dërguar në spitalin e Librazhdit për shkak të panikut. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Të ngjashme