Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, ndërron jetë 40-vjeçari

 Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, ndërron jetë 40-vjeçari

Ndërron jetë në spital, shoferi 40-vjeçar Demirel Bame i cili mbeti i plagosur pasditen e kësaj të marte në aksidentin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë.

Kujtojmë se që në momentin e parë, 40-vjeçari Demirel Bame ishte në gjendje të rëndë. Në pamje ai shihej pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vinin në ndihmë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:25 dhe në aksident u përfshinë 3 automjete.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital“, tha dhe policia e Tiranës në një njoftim të dytë për ngjarjen.

Të ngjashme