Aksident me dy të vdekur në Lezhë, kush janë të rinjtë që humbën jetën

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të shënuar pasditen e kësaj të shtune ne rrugën e Tales në Lezhë.
Sipas policisë, një 24-vjeçar i identifikuar si Kristjan Margjoni i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë i riu dhe pasagjerja me Atjola Ademi.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.