Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, makina rrëzohet nga mbikalimi. Tre të vdekur

Një aksidenti rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi.
Burime nga policia bëjnë me dije se kane humbur jetën tre persona.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është rrëzuar nga mbikalimi dhe ka rënë poshtë në aksin e poshtëm. Në aksident është përfshirë dhe një makinë tjetër që dyshohet të jetë goditur nga automjeti i rrëzuar nga mbikalimi. Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit.
Në vendngjarje ka forca të shumta policie. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë.