Aksident i rëndë në Malësinë e Madhe, 20-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

 Aksident i rëndë në Malësinë e Madhe, 20-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Malësisë së Madhe, teksa për pasojë ka ndërruar jetë një 68-vjeçar.

Mësohet se rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç.

Raportohet se policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

tiranaweb.al


Të ngjashme