• 10/06/2023

Aksident i frikshëm në Rizë, makina bie në përrua, 4 të vdekur, 1 i plagosur rëndë

 Aksident i frikshëm në Rizë, makina bie në përrua, 4 të vdekur, 1 i plagosur rëndë

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Rizë të rrethit Çayeli në Turqi, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, ky i fundit ka përfunduar në një përrua, e për pasojë kanë humbur jetën katër persona, ndërsa një tjetër ka ngelur i plagosur rëndë.

Sipas mediave turke, në aksidentin e ndodhur në rrugën për në Kaptanpasha, drejtuesi i mjetit me targë 34 KB 8639, H.B. 54 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë në përrua.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë ekipet e policisë dhe emergjencës, ndërsa u bë i mundur nxjerrja e të gjitha trupave të pajetë, por edhe të mbijetuarit nga ky aksident fatal, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

I vetmi i mbijetuar mësohet se është drejtuesi i automjetit, ndërsa katër pasagjerët që udhëtonin me të, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme