• 29/03/2023

Afganët e parë mbërrijnë të martën, do të strehohen në Qytetin Studenti dhe në hotelet e Durrësit

 Afganët e parë mbërrijnë të martën, do të strehohen në Qytetin Studenti dhe në hotelet e Durrësit

Burime për “TiranaWeb” bëjnë me dije se nga nesër pritet që të vijnë në Tiranë afganët e parë.

Strukturat shtetërore janë në gatishmëri për të pritur nesër avionin e parë me emigrantët afganë, ndërkohë që studentëve në Qytetin Studenti u është kërkuar të lirojnë godinat.

Sipas burimeve të paktën 2,000 afganë do strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që në vendin tonë pritet që fillimisht të strehohen mbi 300 afganë.

Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Afganët bashkëpunëtorë të NATO do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë dhe në hotele në Durrës.

Të ngjashme