A janë ende të zemëruara? Arbana Osmani ka diçka për të thënë për Fjoralba Ponarin

Kur ende transmetohej Big Brother Vip,dy moderatore shumë të njohura shqiptare u tha se patën një debat të ashpër në koridoret e televizionit.
Bëhet fjalë për Arbana Osmanin dhe Fjoralba Ponari.Të kthehemi pas në kohë..
Gjatë një Prime të BBV, vëllai i madh kishte organizuar një surprizë për Einxhelin duke i sjellë në shtëpi dy shoqet e saj të ngushta,Argjirën dhe Fjoralbën.
Gjatë takimit mes mikeshave,Arbana vendos të largojë menjëherë Fjoralbën dhe Argjirën (para kohe) me pretendimin se i dha informacione Einxhelit duke ndikuar në lojën e saj.
Në atë kohë u publikuan lajme se përplasje të forta mes tyre.
E mesa duket janë ditë që i përkasin vetëm të shkuarës sepse së fundmi, Arbana Osmani ka shpërndarë në profilin e saj personal Instagram një foto të Fjoralbës duke prezantuar “Portokalli”
“E bukur, trime, e guximshme”-shkruan moderatorja.