Ata dolën bashkë nga emisioni i “Për’puthen” dhe u shfaqen herë pas here në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke thënë se romanca e tyre po shkonte mjaft mirë. Por vetëm pak ditë pasi dolën bashkë në një intervistë të përbashkët, Bashkim Saiti dhe Alvisa Qarri, zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes.
Ata nisën që në rrjetet e tyre sociale të hidhnin akuza ndaj njëri-tjetrit, duke mos treguar se cila ishte arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre. Së fundmi, ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë ka qenë i ftuar në “n’Kosovë Show”, ku ka folur edhe për ndarjen nga Alvisa.
Sipas Bashkimit, arsyet e ndarjes ishin “disa gjëra të vogla që u bënë pak më të mëdha”. Ai shtoi më pas se nuk ka më asnjë kontakt me Alvisën.
“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë shumë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë, e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marrë shumë komente. Kam preferuar që më mirë të mos kemi kontakte”, tha Bashkimi.