Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi komenton hetimet e SPAK për 21 janarin, ndërsa sipas tij duhet të thirren edhe organizatorët e protestës që nga kryeministria Rama, asokohe lideri i PS në opozitë, deri tek Erion Veliaj. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Elezi thotë se duhet hetuar zinxhiri komandues dhe të zbulohet a ka pasur apo jo urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve.
“Do jetë e pazbardhur si ngjarje të niveleve të larta. Politikan të niveleve të larta po ti hapen këto gjerat, hapen shumë e shumë gjëra të tjera, kjo është arsyeja që ka një kod të heshtur. Po të ketë disa parametra minimalë të funksionimit të një shteti, ata personat që kanë qenë atë ditë në krye për ruajtjen, kanë protokolle si veprohet.
Merren personat dhe pyeten, nga kush e more urdhrin, po doli zinxhiri i urdhrave. Duhet ndarë ka zinxhir urdhrat, se ata kanë hetimet, ta ndajnë e ta gjejnë. Po ta analizojmë 21 janarin në komponentë. A ka pas mundësi për t’u zbardhur në atë kohë. Tablatet, siç u trajtua situata në atë kohë dhe e dyta për zinxhirin e urdhrave, mund tu referohesh tabulateve, por ato kanë një procedurë se si merren. Janë gjurmë që lihen. Si kanë marrë, po të vërtetojnë komunikime të person të larta. Duhet të merreshin për Ramën, për të gjithë.
Garda s’ka gjuajtur kuturu, s’ka gjuajtur tek ata që u futën te gardhi. Pastaj kam thënë ca janë këta njerëz që gjuajnë e vrasin protestues. Nëse këta duan të bëjnë drejtësi, duhet t’i referohen organizatorëve, duke thirrur Ramën, Veliajn, Tahirin, edhe nga krahun tjetër, duhet thirrur zinxhiri a ka pasur urdhër apo s’ka pasur”, tha Elezi.