Reshjet e dëborës kanë nisur këtë fundjavë në veri të vendit. Nisur nga situata aktuale dhe kushtet e motit, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në Rrugën e Kombit.
Ajo që rekomandohet është respektimi i sinjalistikës, reduktimi i shpejtësisë si të pajisja me zinxhirë e goma dimërore.
Ndërkohë, bëhet gjithashtu e ditur se po punohet në terren, në Rrugën e Kombit por edhe në akset e tjera ku ka reshje për pastrimin e dëborës.