Njerëzit e Ilir Metës ‘dalin partizanë’ në mal: Ky do jetë dimri i fundit për Shqipërinë, do ta shihni…

Sekretari i Pargjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka paralajmëruar se ky do të jetë ‘Dimri i Fundit’ për Shqipërinë.

Komentet Blushi i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me sekretarin Organizativ të PL-së.

Ky paralajmërim i Blushit vjen në një ditë të veçantë të njohur nga partitë e majta në Shqipëri, e cila është ‘Dita e Çlirimit’.

“Një përshëndetje së bashku me sekretarin për Organizimin në PL. Ne po shkojmë drejt Kukësit për të takuar strukturat e PL-së atje, por edhe për të paralajmëruar Dimrin e Fundit për Shqipërinë. Mirë u takofshim në Kukës”, tha Blushi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com