Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar në faqen zyrtare fotografi nga takimi mes shefit të NATO-s, Mark Rutte dhe Presidentit të zgjedhur SHBA-ve, Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida të premten.
Po ashtu mësohet se ata diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca.
Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur.
Mes temave të diskutimit bëhet me dije se ka qenë edhe kërcënimi në rritje nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.
/a.r