| JavaNews.al

Irani përsëriti se do të nisë “përfundimisht” një sulm të ri kundër Izraelit. “Detajet nuk mund të diskutohen, por patjetër do të kryhet”, tha zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Ali Fadavi, duke përmendur një operacion të ri kundër Izraelit, pas sulmit izraelit në objektet ushtarake iraniane, në përgjigje ndaj lëshimit të raketës nga Teherani më 1 tetor.

“Njerëzit e botës e kanë kuptuar se regjimi sionist është pushtuesi dhe ka pushtuar tokën palestineze, ka dëbuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe ka vrarë njerëz, gra dhe fëmijë,” shtoi Fadavi, duke folur gjatë një ceremonie në Teheran, raporton “Mehr”.

Deklarata e tij u bënë gjatë një ceremonie në Teheran në “Ditën e Luftës Kundër Arrogancës Globale”, për të shënuar 45 vjetorin e pengmarrjes në ambasadën amerikane në kryeqytetin iranian në vitin 1979.

Pas paralajmërimeve të SHBA-së kundër një kundërsulmi kundër Izraelit, Irani dërgoi një mesazh provokues: operacioni do të përdorë koka më të fuqishme se zakonisht dhe armë të tjera që nuk janë përdorur në të kaluarën. Zyrtarët iranianë dhe arabë të informuar për planet e raportuan këtë në Ëall Street Journal.

“Irani po planifikonte një përgjigje të plotë duke përdorur koka luftarake edhe më të fuqishme dhe armë të tjera, dhe ushtria konvencionale e vendit do të përfshihej në sulmin hakmarrës”, shtuan burimet.

Mbetet për t’u parë nëse kërcënimet iraniane janë të vërteta apo thjesht fjalë të ashpra. Sipas burimeve, ushtria iraniane do të përfshihet në sulm, ndërsa operacionet e 13-14 prillit dhe 1 tetorit u kryen nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com