U dogj dje nga bashkëshorti me benzinë, mjekët: Melisa ka djegie në 35% të trupit, ja si paraqitet gjendja e saj

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit te djegie plastikës në QSUT.

Momentalisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është Stabël. E reja sipas asaj çka thonë mjekët e QSUT ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Pasditen e të shtunës, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën.

Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com