Paloka: Çfarë ndodh nëse 20 mijë protestues shpërndahen nëpër Tiranë dhe hedhin molotovë?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24 të moderatores Nisida Tufa, tha se kryeministri Edi Rama është vetëm një burracak.

Paloka, duke folur për protestën e opozitës, deklaroi se Shqipëria është një vend i lehtë për t’u destabilizuar, por se opozita kurrë nuk e ka dashur diçka të tillë. Sipas tij, nëse Rama vijon me veprime ekstreme, duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë opozita duhet t’i përgjigjet drejtpërdrejtë.

Edi Paloka: Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me protestë, por kemi të bëjmë me manifestim, ku u dhanë disa mesazhe. Mendoj se mesazhet janë dhënë. Pjesëmarrja në protestë ishte e kënaqshme, duke parë edhe rrethanat, pasi jemi në mesin e verës. Në këtë protestë ka pasur një prani tepër të madhe të të rinjve. Sa të jetë Rama në pushtet, zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë. Një popull që dhunohet dhe madje edhe vritet, e në fund edhe poshtërohet nga kryeministri që nuk ka empati për qytetarët e në fund nuk lejohet të votojë, ose do nënshtrohet ose do reagojë. Rama është një burracak, që kurrë nuk ka hyrë në një garë pa e dëmtuar më parë kundërshtarin. Ky e do kundërshtarin mundësisht pa ndjenja e më pas të dalë triumfator me të. Rama vullnetarisht nuk të jep asgjë, nëse nuk ushtron presion, që të lejojë shqiptarët të votojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com