Një aksident i rëndë u raportua ditën e sotme pranë liqenit në Tiranë, për pasojë humbi jetën i riu Arjon Shanaj.
Sipas raportimeve makina tip Minicuper që drejtohej nga i riu Arjan Shanaja, lëvizte me shpejtësi në autostradën nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit. Më pas ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Pjesët e makinës së tij kanë goditur një automjet tjetër që drejtohej nga Ylli Rama. Ky i fundit mësohet se fillimisht është ndaluar për ndihmë mjekësore, pasi është gjetur në vendin e ngjarjes, por më pas është lënë i lirë, pasi nuk ishte i përfshirë në aksident.