“Faji nuk është i bashkisë, por i ndërtuesve”, Erion Braçes i përmbytet lagjja në Tiranë: Po dalim nga shtë

“Si majmun”, Braçes i përmbytet lagja, por e gjen ‘zgjidhjen’ për të kaluar rrugën me ujë: Fajin e ka…

Mes të përmbyturve në Tiranë nga reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që prej mëngjesit të kësaj mërkure, është prekur edhe deputeti socialist, Erion Braçe. I njohur tashmë për reagimet e tij dhe kritikat ndaj ngjarjeve të ndryshme, Braçe nuk ka lënë pa komentuar edhe fenomenin e përmbytjes, duke gjetur edhe fajtorin.

Sipas tij, nuk është faji i bashkisë, por i ndërtuesve, të cilët kanë bllokuar kanalizimet. Sipas tij, shi ka rënë gjithmonë e nuk janë përmbytur, por ndërtimet e reja në lagje duket se kanë shkaktuar fenomenin.

Reagimi i Braçes në Facebook

“L I V E: NE LAGJE!

PER TE DALE NGA SHTEPIA E PER TE SHKUAR NE PUNE!

Rruga eshte PERMBYTUR ne gati 30 metra, mjaftueshem per te mos dale si njeri nga shtepia por si MAJMUN-meqe kemi dhe pyllin afer!

NUK ESHTE FAJI I BASHKISE;

Rruga kur u ndertua u be me kanalizime e gjithcka duhet te kete per levizje normale.

Faji eshte i ketyre TRE NDERTUESVE TE TRE PALLATEVE, jane nder me te medhenjte ne vend keta;

Ndertimet e tyre kane bllokuar kanalet, edhe ne anen e tyre edhe ne anen e pyllit dhe ja ku jemi.

Shi ka rene edhe me pare-pa nisur ndertimet e ketyre, por nuk jemi permbytur keshtu; nuk ra ndonje shi pertej logjike edhe sot.
Ndaj merrem me ndertimin une;
KA KULTUREN ME MIZERABEL TE PUNES-ne raport me mjedisin, komunitetin-lagjen, punetoret, tatimet e taksat!
Ky nuk eshte sektor ekonomik, ky eshte hall, PER TE GJITHE!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com