Ervin Salianji që është dënuar me burg për shpifje, ka qenë ndër demokratët që besonin se Sali Berisha, edhe për shkak të shpalljes non grata nga SHBA, nuk do të kishte shumicën në PD.
Por, kur në PD është verifikuar e kundërta, Ervin Salianji e drodhi dhe tani “beson” se izolimi në arrest shtëpie i Saliut nuk është pengesë për të rikthyer PD në pushtet.
“Po, kjo mund të ndodhë. Ju marr rastin e Aung San Su Ki, në Mianmar, ish Burma. Ishte në arrest shtëpie për një kohë të gjatë, u bënë zgjedhjet, fitoi dhe ndryshoi sistemin politik. Zonja në fjalë ka marrë çmimin Nobel, kështu që, në këtë kuptim, mund të fitohet.”- u shpreh Ervin Salianji, i cili tha se, edhe në rastin e Sali Berishës, duhet respektuar parimi kryesor i demokracisë, zgjedhja me votë.
“Nuk ka pse të ketë asnjë dyshim, Sali Berisha, si më i votuari ndër demokratët, është kandidati i opozitës për kyeministër”- tha ai në emisionin “Pa Censurë”, duke shprehur bindjen se me disa lëvizje të mira, PD mund t’i fitojë zgjedhjet. “Unë besoj se opozita do të fitojë mbi 50% të votave të qytetarëve dhe do të jetë në pushtet. Këtë besoj dhe për këtë punoj. Unë besoj që me votë Edi Rama mundet dhe do të mundet në zgjedhjet e 2025-ës. Sa më takon mua, si deputet i opoitës, do të bëj të pamundurën që kjo të ndodhë, por kjo nuk varet nga një individ apo dy. I takon PD që të bëjë për vete edhe njerëzit skeptikë ndaj saj nëpërmjet hapjes, njerëzve me besueshmëri, punës në terren të deputetëve dhe të strukturave, si dhe një programi të besueshëm.”- u shpreh nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji në RTSH.
Kujtojmë se Salianji edhe denuar nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Pa llogaritur ketu denimet e tjera per fyerje, si ne rastin e Evi Kokalarit ku Salianji u gjobit me 50 mije leke etj.
/a.r