Socialistët mbledhin kongresin më 11 Qershor, në fokus zgjedhjet në parti dhe delegatët e rinj

Socialistët kanë vendosur që Kongresin e Partisë ta mbledhin në 11 Qershor. Takimi me delegatët do të zhvillohet online, ku fjalën kryesore do ta kenë kryesocialisti Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i zgjedhjeve të reja në parti, ku së fundmi socialistët vendosën me votë për delegatët e rinj të Kongresit. Për organin më të lartë të kësaj partie, anëtarët zgjodhën 970 delegatë mes 1970 kandidatëve, sipas parimit “ një anëtar, një votë”.

Diskutime do të ketë edhe për objektivin e PS, për të arritur deri në 50 mijë anëtarësime të reja.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com