Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, 29 maj ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
Kandidati për kryetar bashkie, Alfredo Cabrera, ishte në mesin e mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi pas koke.
Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.
Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, tha, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore.
Qeveria e presidentit në largim Andrés Obrador ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27.000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën./m.j
Así ejecutaron a José Alfredo Cabrera, candidato del PRI-PAN-PRD a la presidencia municipal de Coyuca de Benítez, Guerrero. pic.twitter.com/fqHZRO380Y
— 𝙴𝙻 𝙼𝙸𝙻𝙸𝚃𝙰𝙽𝚃𝙴 (@lj_abarca) May 30, 2024