Shtyhet mbledhja e KLP, anëtarët do përgatisin relacionin për Alfred Ballën

Është shtyrë mbledhja e KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla. Disa nga anëtarët kërkuan kohë që të përgatisin relacionin me shkrim. Sipas tyre, kjo është një vendimmarrje tejet e rëndësishme.

Ndërkohë pati debate mes anëtares Nurihan Seiti dhe nënkryetarit Tartar Bazaj. Seiti kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelit të paraqesë me shkrim të gjithë vendimin e formës së prerë.

Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë. Duke patur konflikt interesi ka nisur email ku kërkon përjashtimin gjatë diskutimit të zv.kryetarit të KLP. Alfred Ballës, Bazaj, u ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023, ky përfundim i mandatit është me vendim të Këshillit që e ka kërkuar Kuvendi. Për mua as Balla as Bazaj s’duhej të ishin kryetar e zv.kryetar kur u ka mbaruar mandati.

Sot jemi mbledhur për diskutimin e vendimit të KPA pasi e thirri kryetari. Ne në krye kemi Alfred Ballën, mandatin e ndërpret sipas Kushtetutës vetëm KLP. Në rend dite sot është përjashtimi i nënkryetarit dhe e dyta është anëtarët e komisionit të buxhetit dhe strategjisë janë mbledhur sipas kërkesës së kryetarit të KLP dhe kanë një realacion për t’ia paraqitur këshillit, medias. Të ishte këtu të drejtonte, ka bërë gabim fatal. Çfarë ka për t’u nxituar? Mandatin e ndërpresim ne”, deklaroi Seiti gjatë mbledhjes.

Sipas Sokol Stojanit “tashmë çdo praktikë duhet të kalojë te zv.kryetari”. Ai theksoi se bazuar në ligj, Balla s’mund të ushtrojë më asnjë funksion.

Relacioni do kohën e vet, për të mbledhur gjithë bazën ligjore. Kjo mbledhje filloi në mënyrën e gabuar sepse nëse ne si komision do na ishte dhënë e drejta… Ta përgatisim me qetësi dhe jo me emocion, këtë relacion. Është vendimmarrje e rëndësishme. Po diskutojmë për një figurë që na ka drejtuar“, u shpreh një anëtare tjetër.

Mbledhja do rifillojë pas dy orësh, pasi të jetë përgatitur relacioni.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com