Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 maj) në aksin Kuç-Qeparo, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.
Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Drejtuesja e mjetit ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes, teksa është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, teksa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit dhe lagështira në rrugë.
/a.r