Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve 11 turistë britanikë pasi një autobus i hapur është përmbysur.
“Daily Mail” shkruan se një turist 53-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Një dëshmitar ka thënë se autobusi është përplasur fillimisht me një tjetër automjet dhe më pas është përmbysur, ndërsa pasagjerët kanë “fluturuar” në ajër.
Sipas medias turke të IHA, të dyja automjetet ishin duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe është fat që nuk ka pasur viktima. Policia turke ka nisur hetimet për aksidentit.
/a.r