Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në një moment të jashtëzakonshëm në këto kualifikuese të Euro 2024, ku kuqezinjtë tanë ndodhen të parët në grup dhe kanë paraqitur një formë fantastike në fushën e blertë.
Më datë 17 nëntor, kombëtarja jonë ndeshet në transfertë ndaj Moldavisë, ndeshje ku mund të sigurojmë menjëherë kualifikimin e madh për në Gjermani ku do të na mjaftonte edhe një barazim.
Sfida e fundit në grup është ajo me Ishujt Faroe, më datë 20 nëntor në “Air Albania” teksa FSHF ka nxjerrë në shitje biletat dhe ka zbuluar edhe çmimet e tyre.