Shumë zhurmë ka shkaktuar në Francë Mahiedine Mekhissi, tre herë kampion olimpik, teksa krahasoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin. Ish-vrapuesi e krahasoi kreun e qeverisë izraelite me liderin e Rajhut të Tretë, në vendlindjen e atletit, qytetin Rennes.
“Adolf Hitler është një komentues përballë Netanyahut! Liderët e Perëndimit janë bashkëpunëtorët e tij të vërtetë”, ka qenë komenti që atleti francez ka postuar në një rrjet social, duke e shoqëruar mesazhin e tij me hashtagët e mëposhtëm, si #Nazisrael #GazaGenocide dhe #IsraeliNewNazism.
Në fillim të vitit, Mekhissi njoftoi se po tërhiqej nga jeta aktive.
Siç komentoi gazeta franceze “Le Figaro”, publikimi i komentit të tij ngjalli kritika te X, përfshirë Arnaud Robinet, kryebashkiak i qytetit të Rennes: “Dhe të mendosh se ky person ka veshur fanellën e skuadrës franceze! Më vjen turp për qytetin tonë… çfarë dështimi!”, ka shkruar ai në X (ish-Twitter).
Qëndrimi i qeverisë franceze për luftën Izrael-Hamas është i qartë. Parisi ka qenë në favor të Izraelit që në fillim pas masakrës së Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor./Liberale.al