Pas seancës plenare që shkaktoi kaos dhe tymuese, forcat e policisë së Tiranës kanë mbërritur në Parlamentin e Shqipërisë.Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqëruar me një grup policës hynë nga pjesa e pasme e Parlamentit.
Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës. Efektivët po këqyrin vendin e ngjarjes për shkak të flakadanëve që u hodhën në seancës. Seanca kaotike u shoqërua me tensione.
Më herët, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzoi penalisht deputetin demokrat, Bledion Nallbati për përplasjen fizike me deputetin socialist, Vullnet Sina.