Taulant Balla, Damian Gjinkuri, Bledi Çuçi, Toni Gogu, Niko Peleshi dhe Nasip Naço kanë zhvilluar paraditen e së martës, një takim rreth 60 minuta në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.
Sipas pjesëmarrësve, pjesë e diskutimeve janë çështje të brendshme te socialistëve.
Ministri i Brendshëm, Balla, pas takimit, heshti përballë pyetjes për situatën e drejtësisë me Berishën, edhe pse është pikërisht ai që e ka denoncuar çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Kujtojmë se nga qeveria Rama nuk ka ende një reagim rreth zhvillimeve të fundit në familjen e Sali Berishës, pasi GJKKO i caktoi këtij të fundit masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e la në burg për hetimet që po kryen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.