Një djalë 5-vjeçar humbi jetën në spital në Ukrainë, pak ditë pasi motra dhe prindërit e tij u qëlluan për vdekje nga trupat ruse. Të dielën Semyon po udhëtonte me makinë së bashku me familjen e tij në përpjekje për t’u arratisur nga Kievi kur u sulmuan.
Një trup sabotuesish rusë hapi zjarr në drejtim të makinës, duke vrarë motrën 10-vjeçare të Semyon, Polina dhe prindërit Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya.
5-vjeçari u dërgua në spitalin e fëmijëve Okhmatdyt, ku dhe ndërroi jetë të mërkurën për shkak të plagëve të marra. Lajmi u bë i ditur nga një mik i familjes për The Daily Telegraph.
E vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi është motra 13-vjeçare, e cila mbetet në gjendje kritike për jetën dhe nuk e di që e gjithë familja e saj është shuar.